“Ejani pas meje, e unë do t´ju bëj

peshkatarë njerëzish!”

(Mt 4, 19)

A dëshiron të bëhesh frat françeskan? 

Urdhrin françeskan e përbëjnë: Meshtarët dhe vëllezërit laikë. Programi i formimit të Urdhrit është i barabartë për të gjithë kandidatët: Seminari, postullandati, noviciati, kushtet e përkohshme dhe kushtet e përjetshme. Kandidatët për meshtarë, përveç shkollës së mesme, duhet të kenë edhe fakultetin filozofiko-teologjik.

 

 

 

PROCESI I VENDIMEVE

 

 

  • Vendimi personal
  • Biseda me familjen
  • Biseda me famullitarin, apo me atin shpirtëror

LUTJA PËR THIRRJE TË SHENJTA

O Zot Jezu Krisht, Ti ke thënë:

“Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak.

Lutuni, pra, Zotërisë së të korrave,

të dërgojë korrtarë në të korrat e veta!”

(Mt 9, 37-38).

 

Ne i përgjigjemi thirrjes sate dhe të lutemi:

– Jepi Kishës sonë meshtarë, rregulltarë

dhe rregulltare të shenjta.

Zgjoje, o Zot, në familjet tona,

dashurinë vetëmohuese për jetën,

që prindërit tanë me gëzim

të pranojnë fëmijët,

të cilët do të përgatiten dhe do të vendosen

në shërbim të Kishës dhe të popullit.

 

Ndihmoji të rinjtë tanë që ta kuptojnë

madhërinë e dashurisë sate

dhe me guxim ta pranojnë

thirrjen meshtarake dhe rregulltare,

që Ti ua ofron.

 

O Mari, Nënë e Kishës,

ndërmjetëso për thirrje të shenjta

te Biri yt, Jezu Krishti.

Amen!