Doli nga shtypi kalendari baritor françeskan.
Këtë vit kemi menduar një kalendar ndryshe nga vitet e tjera. Kalendarin e kemi konceptuar si Axhendë. Pra, përveçse shërben si kalendar hyn në punë edhe si axhendë për shënimet e famullitarëve, meshtarëve, rregulltarëve, rregulltarëve dhe besimtarëve të ndryshëm. Përveç ditëve feriale, përkujtimeve, festave, të kremteve që i ka kalendari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, në këtë kalendar kemi përfshi edhe përkujtimet, festat dhe të kremtet e
Urdhrit Françeskan.
Kalendari fillon me kohën e ardhjes 2018 dhe përfundon me 31 dhjetor 2019, përfshin kështu edhe dhjetorin e vitit 2019.
Kalendarin mund ta gjeni në Kurien Provinciale, kuvendi Françeskan i Gjuhadolit - Shkodër dhe në librarinë Françeskane.