100- vjetori i  lindjes i Át Zef Pllumit

Kur përkujtojmë njerëz të mëdhenj si At Zefin, gjithnjë përkujtojmë edhe të kaluarën e popullit tonë shqiptar. Duke përkujtuar këtë personazh të rëndësishëm të popullit shqiptar, na bën që të reflektojmë dhe të kuptojmë edhe më shumë atë çfarë kemi kaluar. Kjo gjë na ndihmon që të mbajmë aktive memorien tonë, që të mos kemi rrezikun që të harrojmë, sepse në atë rast do të mund të përsëritej edhe njëherë historia. 

 

Prandaj në rastin e 100- vjetorit të lindjes së Át Zef Pllumit, u organizua një Konferencë Shkencore e titulluar “Frati i Kujtesës”. Konferenca u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Shën Françeskut, Gjuhadol- Shkodër. Me këtë aktivitet patëm mundësinë që të thellohemi më shumë në veprat e tij, pasi studiues të ndryshëm paraqitën kumtesat e tyre ku na mundësuan që të njihet edhe më shumë figura e këtij shkrimtari të madh si Át Zef Pllumi. U trajtuan tema të ndryshme, me pikpamje historike, poetike, dramatike, dhe atë rrëfyestare, pasi në veprat e tij vihet re që Át Zefi ka si qëllim që të tregojë çdo eksperiencë të jetës së tij, këtë pikëpamje mund t’a kuptojmë mjaft mirë në veprën “Rrno vetëm për me tregue”.

 

Ky aktivitet filloi në orën 10:00 në ambientet e Teatrit “Illyricum”. Programi u hap nga Át Vitor Demaj, që mbajti fjalën hapëse dhe përshëndetëse për të gjithë të pranishmit. Fjalën pastaj për të përshëndetur e morën Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit, Át Pashko Gojçaj, Provinciali i Provincës Françeskane Shqiptare Shqipëri dhe Mal të Zi dhe Zv. Rektorja e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Prof. As. Dr. Paulina Hoti Guli. Pas fjalëve përshëndetëse në orën 10:30 ishte një moment pushimi ku qe organizuar një koktej.

 

Konferenca ka qenë e ndarë në tri seanca paralele dhe u zhvillua në ambiente të ndryshme, të cilat filluan në orën 11:00. Seanca I (Salla “Illyricum”). Seancën e drejtuan: Evalda Paci dhe Erzen Koperaj, ku trajtuan pikëpamjen historike të autorit. Kumtuesit e kësaj seance ishin: Artan Haxhi- Alfred Çapaliku me temën “Penda të arta karakteresh të pathyeshme”, Evalda Paci me temën “Një përmendore Hyllit të Dritës prej Át Zef Pllumit, O.F.M.”, Orjeta Baja me temën “Fjala e përbërë në veprën Rrno vetëm për me tregue”, Mimoza Priku me temën “ Ambiguiteti gjuhësor i jetës në një sagë”, Majlinda Bregasi me temën “ Rrno vetëm për me tregue e Át Zef Pllumit si akt i vetëdijes gjuhësore, kulturore dhe historike”, Zamira Shkreli me temën “ Shkolla Françeskane në mendimin e Át Zef Pllumit”, Bora Logu dhe Anisa Kosteri me temën “ Frazeologjia në dramat e Át Zef Pllumit (Lis Mali- Para nji mijë vjeteve), Erzen Koperaj me temën “Gjuha si element i identitetit të Rrno vetëm për me tregue”, Karmen Lazri me temën “Át Zef Pllumi, dëshmitar i shpirtit kombëtar dhe rrëfimtar i një shekulli”.

 

Seanca II (Biblioteka Françeskane “At Gjergj Fishta”) seancën e drejtuan; Kujtim M. Shala dhe Arben Prendi, ku trajtuan pikëpamjen si shkrimtar, poetik, dramatik, tregimtar dhe rrëfyestar të autorit. Kumtuesit ishin: Sabri Hamiti me temën “Át Zef Pllumi shkrimtar”, Kujtim M. Shala me temën “Át Zef Pllumi tregimtar”, Át Vitor Demaj me temën “Kurrgja ma shumë se liria”, Arben Prendi me temën “Át Zef Pllumi, dramaturg dhe poet”, Ledri Kurti me temën “Sprova dhe mbijetesa e vlerave në rrugëtimin françeskan (Át Zef Pllumi dëshmitar dhe përçues)”, Eranda (Halluni) Bilali me temën “Korifejtë e panteonit të françeskanëve në kujtimet e Át Zef Pllumit”, Ermira Alija “Histori dhe letrarësi te Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës”, Dritan Dragusha me temën “Rrëfimi si akt mbijetese”.

 

Seanca III (Salla “At Gjergj Fishta”) seancën e drejtuan: Edmond Malaj dhe Nertila Ljarja ku trajtuan temën mbi kontributin e Át Zef Pllumit me veprat e tij. Kumtuesit ishin: Edmond Malaj me temën “Kontribute të Át Zef Pllumit për historinë kombëtare”, Nertila Ljarja me temën “Vepra Rrno vetëm për me tregue – Një dëshmi e gjallë e persekutimit komunist dhe roli i saj në memorien historike”, Fazli Gajraku me temën “Át Zef Pllumi: rrëfimi për Françeskanët e Mëdhaj”, Keda Kaceli me temën “Përkthimi italisht i veprës Rrno vetëm për me tregue”, Gëzim Puka me temën “Rrëfimi letrar i Át Anton Harapit dhe ndikimi i tij për kultivimin e një identiteti shpirtëror e kulturor”, Ermira Ymeraj- Klodeta Dibra me temën “Roli i shkrimtarit në ndërtimin e psikologjisë së personazhit dhe përdorimi i gjuhës në shprehjen e përjetimeve vetjake dhe historike, në veprën  Rrno vetëm për me tregue”, Ndue Ukaj me temën “Át Zef Pllumi, shkrimtar dhe mendimtar”, Isida Hoxha me temën “Etika e narrativës në trilogjinë e kujtimeve Rrno vetëm për me tregue”, Marsel Nilaj me temën “Histori kurrë e shkrueme nga Át Zef Pllumi, përballë historisë së shkruar shqiptare.

 

Të gjitha këto kumtime të studiuesve, bënë që të reflektojmë më shumë mbi personin, veprat, kontributin që Át Zef Pllumi i ka dhënë vendit tonë, ku dhe kemi arritur që të njohim më mirë karakterin, jetën e këtij shkrimtari të madh. Në përfundim të kumtesave u dha një hapësirë 10 minuta për të bërë pyetje, për të shtuar diçka më shumë nga auditori. Ky aktivitet shumë I rëndësishëm përfundoi në orën 12:30.

 

 

Teksti: Fra Sergjo Jaku