Shugurimi i kishës së Delbnishtit

Me datën 24 janar 2021, në orën 14:00 nga mons. George Frendo u shugurua kisha e Shën Teodorit në Delbnisht. Kisha ishte plot me besimtarë. Të pranishëm ishin meshtarët: dom Kreshnik Ivani, ceremonier, fra Aurel Gjerkaj OFM, i deleguar i Provincialit fra Pashko Gojçaj dhe fra Sokol Pepushaj OFM.

 

Pas përshëndetjes së meshtarëve dhe autoriteteve civile mons. Frendo na shpjegoi këtë ngjarje madhështore. Çaste të bukura kemi përjetuar. Dita me shi e rruga e vështirë, por kishte pjesëmarrje nga Kurbini e më gjerë. Binte në sy prania e fëmijëve të vegjël dhe e rinisë. Na nderuan autoritetet civile dhe kishtare. Kjo ditë mbetet solemne dhe do e përkujtojmë çdo vit. Përkon edhe me ditën e Shkrimit Shenjt. Vërtet në fytyra të fëmijëve e të rinjve rrezatohej shumë gëzim. Ardhja e familjeve edhe me foshnje në këtë ditë më ka bërë përshtypje të pazakontë.

 

Mons. Frendo na shpjegoi domethënien e shugurimit të kishës, ndihmën që kanë besimtarët në formimin e tempullit të gjallë. Kjo përkoi me ditën e Fjalës së Zotit.

 

Teksti dhe fotot: Fra Sokol Pepushaj