Marrja e lektoratit

Me datën 23 shkurt 2020, në kapelën e martirëve te kisha e Shën Françeskut në Gjuhadol, morën shërbesën e lektoratit fra Kristjan Camaj dhe fra Valetin Tinaj.

 

Riti i marrjes së shërbesës së lektoratit u bë në orën 18:30, së bashku me lutjen e mbrëmësores. Udhëheqësi i këtij riti ishte arqipeshkvi i Arqidioqezës së Shkodër-Pultit, mons. Angelo Massafra. Gjatë lutjes mons. Angelo bëri një homeli një shkurtër, në të cilën tha se lektorati është një shërbesë që duhet kryer me përkushtim dhe të jesh gjithmonë i gatshëm për të shërbyer.

 

Fra Kristjan Camaj është një student i teologjisë nga Tuzi i Malit të Zi, kurse fra Valetin Tinaj është edhe ai student i teologjisë me origjinë nga Vermoshi. 

 

I pranishëm ishte provinciali i Provincës Françeskane Shqiptare, fra Aurel Gjerkaj; mësuesi i klerikëve me kushte të përkohshme, fra Ilija Kovačević së bashku me klerikët; guardiani i kuvendit të Shën Françeskut, fra Aleksandër Tanushi, si dhe novicët nga Lezha së bashku me mësuesin e tyre, fra Marko Ešegović.

 

Kurse në darkë festuam dy gëzime: marrjen e lektoratit të fra Kristjanit dhe fra Valentinit si dhe ditën e emrit të guardianit, fra Aleksandër Tanushit. Ishin disa momente të vërteta vëllazërie.

 

Teksti: Fra Anton Selitaj

Fotot: Fra Tomë Bushpreni