Festojmë Pashkët

Shoqnia kulturore “ILLYRICUM” - miq të shën Françeskut  në Shkodër, që nga themelimi i saj thuajse për çdo vit dhe për çdo festë ka shfaqur programe të ndryshme, të cilat i kanë dhënë edhe më shumë ngjyrën festive festave, qofshin ato fetare apo kombëtare.

 

Këtë vit për shkak të pandemisë së virusit Covid-19, ku vendi ynë, por edhe një pjesë e madhe e globit po përjeton një izolim si formë parandaluese e infekimit nga ky virus, ishte e pamundur të organizohet e të shfaqet ndonjë program për festën e Pashkëve në ambientet e teatrit “Illyricum” në Shkodër që është pjesë e Provincës Françeskane Shqiptare, por në bashkëpunim me televisionin TV1 Channel e në veçanti me gazetaren znj. Kozeta Bruçi që është drejtuese e emisionit “Aromë Shkodre”, Shoqnia “Illyricum” shfaqi të mërkurën më 15 prill 2020 në orën 21:30 në TV1 Channel, programin festiv  “FESTOJMË PASHKËT” me këngë, poezi e urime të cilat vetë antarët i filmuan në shtëpitë e tyre për t’i përcjellur më pas në studion e televisionit.

 

Renditja e programit:

 

NDJEKSORJA E PASHKËVE, kënduar nga fra Aleksandër  Tanushi;

Përshëndetja në emër të Shoqnisë Illyricum nga Paulin Ujka;

HOSANA nga Fanoli, interpretuar nga Nikolin Ferketa;

KRYQËZIMI nga At Gjergj Fishta, interpretuar nga Tomazin Delija;

YOU ARE MY ALL, kënduar nga Jozefina Guri, piano Jozefina Lekaj;

MATER DOLOROSA nga At Gjergj Fishta, interpretuar nga Paulin Ujka;

OCEANS, kënduar nga Sidjana Ujka, kitarë Mark Ujka;

ALELUJA nga At Pjeter Meshkalla, interpretuar nga Albert Marku;

JEZUS nga At Aleks Baqli, interpretuar nga Kristjan Ndoja;

KRISHTI ASHT RINGJALL, kënduar nga Jolanda Gjeluci;

KRISHTI U NGJALL PËRNJIMEND, kënduar nga Lukë Mllugja;

ME THANË nga Zef Ndoja, interpretuar nga autori;

SOT NE KËNDOJMË ME BROHORI, kënduar nga Gerlad Lazri;

KRISHTI U NGJALL PLOT MADHËRI, kënduar nga Ivan Tanushi;

T’FALEM O KRYQ nga At Vinçenc Prennushi, interpretuar nga Klaudia Shabaj;

QIELLI E TOKA, violinë Angjelo Preçi, kënduar Maria Preçi;

Instrumentale në fizarmonikë nga Rafael Gura;

RRI ME NE nga At Vinçenc Prennushi, interpretuar nga Viola Shqau;

KRISHTI U NGJALL ALELUJA, kënduar nga Aurela e Kristina;

MË LIRO O KRISHT nga Nanë Tereza, interpretuar nga Armela Pjetri;

SOT DITA TUJ AGU, kënduar nga Emanuela Neçaj;

SOT NE KËNDOJMË ME BROHORI, kënduar nga Megi Toma;

URIMI I PASHKËVE nga fra Aleksandër Tanushi, Asistent i Shoqnise Illyricum;

 

Illyricum