Bekimi i kishës së restauruar

Më 09 shtator 2020 është bërë bekimi i kishës famullitare të Thethit të restauruar së fundmi. Mesha në këtë kishë u kremtua nga arqipeshkvi i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult mons. Angelo Massafra në orën 10:00. Bashkëkremtues ishte famullitari i kësaj kishe fra Aurel Gjerkaj së bashku me dy fretërit fra Vitor Demaj dhe fra Mirash Marinaj.

 

Bekimi i kishës së restauruar është bërë nga mons. Angelo në fillim të meshës. Në meshë ishin të pranishme dy motra françeskane të Jezusit fëmijë, të cilat ndihmojnë në këtë famulli. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe shumë besimtarë vendas të cilët tashmë mund ta gëzojnë kishën e restauruar.

 

Po më 09 shtator në orën 16:00 u kremtua mesha në Breg të Lumit, në kishën famullitare kushtuar shën Shtjefnit. Pas meshës banorët u përshëndetën me fretërit dhe Arqipeshkvin.

 

Teksti: Fra Lorenc Pepniku

Fotot: Fotoarkivi