E kremtja e Zojës Nunciatë

Festa e Provincës françeskane në Shqipëri dhe Mal të Zi

Më datën 25 mars 2019, në kishën e “Zojës Nunciatë” në Lezhë, u kremtua mesha solemne e të kremtes të ´´Lajmërimit të Zotit´´, ose e kremtja e “Zojës Nunciatë´´, e cila është pajtorja e Provincës françeskane në Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe e famullisë françeskane e Lezhës.

 

Mesha e shenjt u udhëhoq nga i arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, mons. Angelo Massafra, bashkëkremtuan fra Aurel Gjerkaj - provinciali i Provincës françeskane, fra Lovro Gavran - asistenti gjeneral, fra Vitor Demaj – famullitari dhe guardiani i kuvendit të Lezhës dhe fretërit e tjerë meshtarë të provincës françeskane, sëbashku me meshtar të dioqezave të ndryshme. Gjithashtu morën pjesë dhe shtëpitë formuese të fretërve, ajo e Gjuhadolit (klerikat) dhe ajo e postullandatit nga Bajza. Ishin fretërit nga Gjuhadoli dhe Arra e Madhe (Shkodër), Bajzë, Laçi, Tiranë dhe Tuz e gjithashtu morën pjesë edhe fretërit nga Gjakova (Kosovë).

 

E veçantia e kësaj dite nuk ishte vetëm dita e festës së provincës, por edhe për mons. Angelo Massafrën, një ish-fratë i Provincës, që më datën 23 mars 2019 mbushi 70-vjetorin e lindjes, cili ishte edhe mësuesi i parë i noviciatit në Lezhë pas komunizmit.

 

Dhe për këtë raste të veçantë feste fretërit e kuvendit, më guardiani fra Vitor Demaj organizuan një drekë simbolike. Të pranishëm ishin mons. Ottavio Vitale, ipeshkëv i dioqezës së Lezhës, mons. Gjergj Meta, ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, meshtarë, motra dhe miqtë të fretërve.  

 

Fra Anton Selitaj