Shën Françesku dhe jeta vëllazërore

Më datën 21 janar 2019 në kuvendin e Zojës Nunciatë në Lezhë ishte një ditë shpirtërore për klerikët studentët tanë që studiojnë në Shkodër, dhe novicët e Kustodiës françeskane shqiptare “Zoja Nunciatë”.

 

Tërheqja shpirtërore filloi në orën 10:00 ku ishte i pranishëm mësuesi i klerikëve fra Ilija Kovačević, guardiani fra Vitor Demaj, pastaj fra Françesk Leknikaj së bashku me klerikët fra Valentin Tinaj, fra Kristjan Camaj, fra Sandër Hota, fra Driton Hajdaraj.

 

Ditën shpirtërore e udhëhoqi guardiani dhe famullitari i kishës Zoja Nunciatë fra Vitor, i cili mbajti ligjëratën me temën: “Shën Françesku dhe jeta vëllazërore në bashkësi.

 

Kjo ditë e bukur e shkëputur nga punët e përditshme kulmoi me meshën shenjtë. Pastaj dita vijoi me momente vëllazërore të bashkëndara së bashku në shpirtin e shën Françeskut.

 

Fra Tome Bushpreni