Të dielën, më datën 28 prill 2019, në orën 18:00, në Kishën e shën Françeskut në Gjuhadol / Shkodër, në vazhdimin e festimeve të Pashkëve të shfaqur nga “Shoqnia Kulturore Illyricum - miq të shën Françeskut”, u shfaq Koncerti vokal instrumental nga kori SIPARANTUM.
Kori Siparantum i udhëhequr nga dirigjenti dhe kompozitori Memli Kelmendi, u themelua në bazë të trashëgimisë artistike të këndimit koral në Pejë nga shekujt e kaluar. I krijua nga vullneti i lirë i qytetarëve nga zonat e ndryshme të Kosovës dhe kategoritë e ndryshme, pavarësisht mosha, gjinia, feja dhe statusi shoqëror, me ëndrrën dhe angazhimin e njëjtë: të japin dashuri, besim dhe shpresë duke kënduar të gjithë atyre që besojnë në të ardhmen më të mirë të botës.
Ishin shumë artdashës të cilët me vëmendje e përcjellën këtë koncert, student e nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, anëtar të korit të kishës së shën Françeskut “Àt Martin Gjoka”, anëtar të korit “Rozafa Expression” dhe korit polifonik “Prenk Jakova” e shumë miq të tjerë të muzikës. Prezenca e dy kompozitoreve shkodran, prof. Zef Çoba dhe prof. Gjon Shllaku i dha bukuri edhe me të madhe kësaj mbrëmje.
Koncerti i cili u transmetua drejtpërdrejt edhe në TV “Star Plus”, ishte një bashkëpunim shumë i veçantë mes korit Siparantum dhe Shoqnisë Kulturore Illyricum. Në fund të koncertit Asistenti i Shoqnisë Illyricum që njëherë është edhe rektor i Kishës së shën Françeskut në Gjuhadol, përshëndeti dhe falënderoj korin dhe gjithë të pranishmit e në veçanti përshëndeti bashkëpunimin në realizimin e këtij koncerti.
Fra Anton Selitaj
REPERTORI I KONCERTIT
Sanctus, Josip Degl’ Ivellio
Adoramus Te Christe, Domenico Bartolucci
Ut Nobis Detur, Mendi Mengjiqi
Homagium: Matri Teresiae
Ater Umbra, Memli Kelmendi
City Called Heaven, by Edward Boatner arr. by Josepine Poelinitz, Matej Karaqi, vocal; Arita Bajraktari, piano
T’FALEM O KRYQ, Teksti: I Lumi Vinçenc Prennushi, interpreton: Paulin Ujka
Magnificat, Albe Vidaković
Benedictus Deus Et Pater, Josip Degl' Ivellio
The Rose, Ola Gjeilo
Kuartet harqesh: Eris Opari-Zeka, Leufat Buquku, violinë; Shkënd Kasapolli, violë, Gresa Broqi, violonçel
Lux Aurumque, Eric Whitacre
ME THÂNË, Teksti dhe interpretimi: Zef Ndoja
Apamuyo Shungo, Gerardo Guevara
What Child Is This
Matej Karaqi, vocal
Benedictus, Karl Jenkins
Durim Jasharaj, fagot
Northern Lights, Ola Gjeilo
Adiemus, Karl Jenkins
Tradita Zeka, piano
Lacrimosa, Zbegnieë Preisner
Arita Bajraktari, soprano
Porsi fleta e ejllit t'Zotit,
Teksti: At Gjergj Fishta OFM;
Muzika: Lec Kurti; Harmonizimi: Gjon Shllaku
ORKESTRA E DHOMËS / Anton Çivlaku, violinë; Blerina Zeka, flaut; Atdhe Kasapolli, Bledion Kelmendi, klarinetë; Durim Jasharaj, fagot; Marigo Belegu, organo/piano elektrike, Agron Shujaku, piano/organo
Prezentues programi: Paulin Ujka & Zef Ndoja
Dirigjent: MEMLI KELMENDI