Shugurimi diakonal i fra Vinçenc Kajtazit

Të shtunën më 1 qershor 2019, në Oratorin e shën Palit, në kuvendin e Teologjisë françeskane në Sarajevë / Bosnje, nga duart e ipeshkvit të Banja Lukës mons. fra Marko Semren OFM, ishte shugurimi diakonal i dy fretërve të Provinces së shën Kryqit të Sarajevës, fra Vinçenc Kajtazi dhe fra Nikola Neimarević.

 

Në këtë shugurim ku i pranishëm ishte provinciali fra Jozo Marinčić e meshtar e fretër të tjerë të kësaj province, të pranishëm ishin edhe provinciali i Provincës françeskane shqiptare fra Aurel Gjerkaj, guardiani i Kuvendit të shën Françeskut në Gjuhadol fra Aleksandër Tanushi dhe fra Vincenzo Focà.

 

Kjo pjesëmarrje e fretërve nga Shqipëria ishte në shenjë respekti e mirënjohje ndaj fra Vinçencit i cili çdo vit gjatë pushimeve vjetore një kohë e kalon edhe nëpër bashkësitë françeskane nëpër Shqipëri ku nga afër e njeh realitetin në vendin tonë, pasi që është rritur e shkolluar në Bosnje e Hercegovinë. Vitin e kaluar mori pjesë edhe në misionin verorë françeskan në Iballe, në ipeshkvin e Sapës, si dhe në disa aktivitete të tjera në provincë.

 

Fra Vinçenc Kajtazi OFM, është lindur në Zym (Prizren / Kosovë) më 24. 06. 1991 nga prindërit Pjetër Kajtazi dhe Tone Kajtazi l. Pecollaj. Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Posušje (Hercegovinë) pasi që atje emigroi si fëmijë bashkë me familje.

 

Postullandatin e kreu në Visoko në Kuvendin e shën Bonaventurës, kurse noviciatin në vitin 2012/2013 në Kuvendin e shën Pjetrit e Palit në Livno / Bosnje.

 

Studimet filozofike-teologjike i përfundoi në Sarajevë në Teologjinë françeskane, ku njëherë edhe mbrojti provimin përfundimtar dhe diplomoj në temën “Provinca Françeskane Shqiptare gjatë kohës së komunizmit”.