“Shekuj n’lutje” është shfaqja e radhës që “Shoqnia kulturore ILLYRICUM – miq të shën Françeskut” e shfaqi të martën më 4 qershor në ora 20:00, në teatrin Illyricum në Shkodër, e që është pjesë e Provincës Françeskane Shqiptare.
Kjo shfaqje si tematik e kishte figurën e Zojës së Shkodrës si dhe figurën françeskane në trojet shqiptare pasi që ky vit është edhe jubileu i madh françeskan “800 vjetori i françeskaneve në mes të Shqiptarëve”.
Shfaqja nën regjinë e Nikolin Ferketës fliste për rrënimin e Shqipërisë nga pushtimet e kohës së kaluar që i janë bërë, copëzimet e saj por edhe për qëndresën e popullit shqiptarë dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare e fetare nga kleri katolik e në veçanti atij françeskan. Vargjet të cilat u interpretuan nga aktorë të rinjtë të teatrit Illyricum flisnin për realitetin e hidhur që populli ynë kaloj nëpër shekuj.
Në fund të shfaqjes Asistenti i Shoqnisë Illyricum fra Aleksandër Tanushi falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vlerësimin e punës së teatrit Illyricum e në veçanti falënderoi aktorët dhe këngëtarët e kësaj shfaqje.
Aktorët
Aleksandra SHKAMBI
Giuseppe SHKAMBI
Nikolin FERKETA
Donatela SHABAJ
Klaudia SHABAJ
Roland GASHAJ
Kristian NDOJA
Alketa VERRI
Paulin UJKA
Zef NDOJA
Këngëtarët
Aleksandër TANUSHI
Jolanda GJELUCI
Lukë MLLUGJA
Lorenca PREÇI
Sidrit DOMNI
Gerald LAZRI
Viola SHQAU
Vera ÇUNI, piano