S’e  l’shojmë  aspak!

Në kuadër të 800-vjetorit të veprimtarisë françeskane në trojet shqiptare, të dielën më 8 dhjetor 2019, në teatrin Illyricum, që është pjesë e Provincës Françeskane Shqiptare, u dha shfaqja muziko-letrare për pavarësinë e Atdheut “S’e  l’shojmë  aspak!” e shfaqur nga Shoqnia kulturore “ILLYRICUM” - miq të shën Françeskut.

Në fillim të shfaqjes guardiani i Kuvendit françeskan në Gjuhadol fra Aleksandër Tanushi, që njëkohësisht është edhe asistenti i Shoqnisë Illyricum, iu uroj mirë se ardhjen dhe informoi të pranishmit se shfaqja ishte planifikuar të jepet më 26 nëntor, por për shkak të tërmetit të ndodhur dhe pasojave të tij, në shenjë sensibilizimi me viktimat dhe familjet e dëmtuara, Shoqnia Illyricum anuloi shfaqjen në atë datë.

 

Programi i kësaj shfaqjeje i ndërthurur nga regjisori Paulin Ujka, me këngë, poezi e vargje të ndryshme të autorëve dhe kompozitorëve shqiptarë na e dhanë mesazhin mbi Atdhedashurinë dhe mbi të gjitha mesazhi ndaj rinisë që mos ta lëshojnë Atdheun.

 

Disa nga vargjet e interpretuara nga aktorët ishin: “Ndërmjet shën Gjergjave; Shqipnija; Vorret e flamurit; Lidhja e Prizrenit; Nevoja e mësimit; Shqipnisë; Rinia për Atdheun, etj.”, kurse prej këngëve si: “Zot erdhën gjindja e huj; Largou Sulltan; Hej ju male; Mbi ledhe të krisuna, etj.”

 

Pika e fundit e shfaqjes ishte himni i flamurit me tekst të At Gjergj Fishtës “Porsi fleta e ejllit t’Zotit” që u këndua nga aktorët dhe këngëtarët e kësaj shfaqjeje por edhe nga gjithë salla e teatrit.

 

Në fund provinciali fra Aurel Gjerkaj falënderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti Shoqninë Illyricum për mesazhin që ia dhanë publikut e posaçërisht mesazhi mbi rininë, duke i përsëritur edhe vetë fjalët e aktorëve “Rini, rini – o moshë gjithë ande, Lumnija e atdheut - gjindet n’doren  tande”.

 

Shfaqja  u transmetua drejtpërdrejt edhe në TV1 Channel & TV Star Plus.

 

AKTORËT

Jolanda GJELUCI

Kristjan NDOJA

Albert MARKU

Armela PJETRI

Renato PJETRI

Alketa VERRI

Viola SHQAU

Paulin UJKA

Zef NDOJA

 

KANGTARËT

Aurela MOSHEQAJ

Antonela SHPENDI

Emanuela NEÇAJ

Suela MEHMETI

Lukë MLLUGJA

Juljana GURRA

Besart LUJKAJ

Semir HOXHA

Gerald LAZRI

Soni MALAJ

Erisa ARA

 

Regjia:                              Paulin UJKA

Koncert maestro:      Eugen KRAJA

Ndriçimi & Fonia:       Mark UJKA

Asistent Illyricum:     Fra A. TANUSHI