Rri me ne!

PROGRAMI

Më datën 24 prill 2019, në orën 19:00, në teatrin “Illyricum” në Gjuhadol / Shkodër, që është pjesë e Provincës Françeskane Shqiptare, u shfaq programi “Rri me ne!” i kushtuar  festës së Pashkëve dhe “Zojës së Këshillit të Mirë”, që është pajtorja e popullit shqiptarë.

 

Ky program shfaq nga Shoqnia Kulturore “Illyricum” miq të shën Françeskut.

 

Programi me këngë të kompozuara nga kompozitor me famë botërore dhe poezi të shkruara nga klerik të kishës katolike në Shqipni i dhanë kësaj mbrëmje e mbi gjitha këtyre festave bukurinë e veçantë. 

 

Me dallim prej herëve të tjera, në këtë koncert ishin këngëtar e aktorë të rinj që kënduan dhe interpretuan këto pika të programit e disa prej tyre edhe për herë të parë, kështu që me këtë program u bë edhe promovimi i talentave të rinj, që ka vendi ynë.

 

Prezantuesi i kësaj mbrëmje, aktori e regjisori Zef Ndoja e shpjegoj edhe titullin e programit “RRI ME NE”, ku përveç që është pjesë e njërës nga poezitë e interpretuara, janë edhe fjalët apostujve që i thonë Jezusit të ringjallur, por po ashtu me këtë thirrje edhe populli ynë gjatë shekujve thërret Zojës e Këshillit të Mirë.

 

Në fund të programit provinciali i Provincës Françeskane Shqiptare, Fra Aurel Gjerkaj përshëndeti të gjithë e ju urojë Festën e Pashkëve dhe të Zojës së Këshillit të Mirë e një herë i falënderoi të gjithëve MIQËT E SHËN FRANÇESKUT për realizimin e këtij programi festiv, si këngëtaret dhe aktorët, e në veçanti asistentin e Shoqnisë Illyricum fra Aleksandër Tanushi.

 

Fra Anton Selitaj

AVE MARIA, Caccini

këndoi Lorenca Preçi, soprano

ALELUJA, At Vinçenc Prennushi

interpretoi Elida Mirashi

UNA FURTIVA LACRIMA, Donizzetti

këndoi Ivan Tanushi, tenor

LASCIA CHE IO PIANGA, Handel

këndoi Diana Bilali, soprano

KRYQËZIMI, At Gergj Fishta

interpretoi Paulin Ujka

PIANGO GEMMO, Vivaldi

këndon Gerald Lazri, bas

L’HO PERDUTA, Mozart

këndoi Laura Caka, soprano

RRI ME NE, At Vinçenc Prennushi

interpretoi Klevisa Mirashi, Denisa Franja

AMINA, Belini

këndoi Niki Mjeda, soprano

ALELUJA, At Pjeter Meshkalla

interpretoi Roland Grishaj

VERDI PRATI, Handel

këndoi  Lukë Mllugja, bas-bariton

ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË, At Mark Harapi

interpretoi Kristian Ndoja

NON T’AMO PIU, Tosti

këndoi Sara Millja, soprano

HYMEN PËR ZOJEN E SHKODRES, Luigji Aluisi

interpretoi Aleksandra Gjoni

E LUCEVAN LE STELLE, Pucini

këndoi Ivan Tanushi, tenor

SE TU M’AMI, Pergolesi

këndoi Lorenca Preçi, soprano

ZOJA E KALASË, Gulielm Deda

interpretoi Nikolin Ferketa

PANIS ANGELICUS, Frank

kenduan Lukë Mllugja, bas-bariton & Diana Bilali, soprano

Koncert maestro: VERA ÇUNI