Në datat 7 dhe 8 mars 2019, në ambientet e kuvendit të “Zojës Nunciatë”, në Lezhë u mbajtë takimi i formimit për fretërit me kushtet të përjetshme. Tema të këtyre takimeve ishte “Liturgjia Eukaristike”. Ligjëratën e mbajti fra Giovanni Di Maria, nga Bologna (Itali). Shumë fretër të Provincës sonë erdhën në këto dy ditë formimi, duke filluar nga Tirana, Laçi, Shkodra dhe Bajza.
Takimet ishin ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë ishte prezantimi dhe ligjërata kurse në pjesën e dytë ishte bashkë bisedimi i fretërve mbi ligjëratën dhe liturgjinë. Fra Giovanni foli mbi liturgjinë e shenjtë se si duhet të jemi të vëmendshëm mbi liturgjinë dhe preku diskutimet e Papës Françeskut mbi liturgjinë. Liturgjia - tha fra Giovanni – është misteri i Zotit.
Fra Anton Selitaj