Më datën 19 shtatorë 2019, në kishën e Zojës Nunciatë në Lezhë, morën “Kushtet e para”: fra Kolë Thaqi, fra Anton Selitaj dhe fra Tomë Bushpreni. Për këtë moment të rëndësishëm për Urdhrin tonë françeskan u kremtua Mesha e shenjtë në orën 17:00.
Kremtuesi i kësaj Meshë ishte provinciali fra Aurel Gjerkaj, bashkëkremtues ishin fra Vitor Demaj famullitari i kishës së Zojës Nunciatë në Lezhë dhe Asistenti i Ministrit gjeneral fra Lovro Gavran ku mbajti edhe predikimin gjatë meshës, ku na tregoi në mënyrën më të qartë se kush janë fretërit minor (vëllezërit e vegjël).
Të pranishëm ishin fretërit nga Shqipëria dhe Kosova. I pranishëm ishte edhe famullitari i katedrales së shën Shtjefnit në Shkodër dom Vlash Palaj. Të pranishëm ishin edhe familjarët e fretërve që morën Kushtet e para, të shumtë ishin të pranishëm edhe besimtarët e famullisë së Zojës Nunciatë dhe Troshanit.
Fra Sergjo Jaku