Motrat Klarise shpallin me gëzim që Themelimi “Shën Kjara” në Shkodër u ngrit kanonikisht prej Kongregatës për Institutet e Jetës Shuguruar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike në “MANASTIR sui iuris”.
Gjatë kremtimit të Kapitullit zgjedhor të 25. 06. 2019-tës, të mbajtur në manastirin e shën Kjarës në Shkodër, nën udhëheqjen e Sh. së Tij të Nderuar imzot Angelo Massafra-s, Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit, me praninë e fra Aurel Gjerkaj, Kustod i Kustodies françeskane në Shqipëri e Mal të Zi dhe të fra Flavio Cavallini, i deleguar për Klariset, Bashkësia e motrave ka zgjedhur:
motër Sonia Giustizieri - Abateshë,
motër Ganxhe Jaku - Vikare,
motër Lula Ahmataj - Këshilltare.
Motrat, ndërsa lartësojnë lutjen për të gjithë, falënderojnë Hyjin për dhuratën e marrë dhe ia kërkojnë secilit prej jush afërsinë në lutje.
Urime motrave nga ana jonë si fretër minorë. Falënderojmë Zotin për praninë e tyre në Shqipëri dhe për lutjet me të cilat shoqërojnë çdo ditë veprimtaritë tona.