Karneval në Illyricum

Të shtunën, më 02 mars 2019, Shoqnia kulturore “ILLYRICUM” miq të shën Françeskut, shfaqi programin e karnevaleve në teatrin Illyricum që gjendët në ambientin e Provincës Françeskane Shqiptare “Zoja Nunciatë” në Gjuhadol / Shkodër.

 

Shfaqja filloj në orën 18:00 me titullin, “KARNEVAL 2019, kangë, parodi, bejta... dhe petulla”.  Nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në teatër për gjitha ata që dëshironin të shiqonin këtë shfaqje, sepse ishte numri i madh i qytetareve shkodran por edhe nga pjesë tjera që morën pjesë në këtë shfaqje, e të pranishëm kishte të ardhur edhe nga Gjakova. Programi i karnavaleve u shfaq me parodi e bejta të zgjedhura, si dhe me këngë të ndryshme, qofshin ato popullore apo moderne që lidhen me stilin e karnevaleve.

 

Sipas asistentit të Shoqnisë Illyricum, Fra Aleksandër Tanushi, për zhvillimin e kësaj shfaqeje në të cilën morën pjesë 24 artistë, u deshën rreth pesë javë përgatitje me prova të aktorëve dhe këngëtarëve, që të jetë shfaqje e cila shikuesit i bën që sa do pak të largohen nga lodhja dhe monotonia e jetës së përditshme.

 

Fra Anton Selitaj