Feste e stigmave të shën Françeskut

Më 17 shtator Kisha Katolike, e në veçanti familja françeskane, përkujton stigmat apo varret e Jezu Krishtit që i dhurohen shën Françeskut në malin “La Verna”, ngjarje që ka ndodh në vitin 1224 që është edhe kulmorja e shenjtërisë së tij.

 

Stigmat apo varret e Jezu Krishtit nuk lajmërohet rastësisht, por ato ishin dhuratë e Zotit, si dhe fryti i lutjes që kërkoi dy hire prej Zotit para se të vdiqte: “Për të përjetuar në trup dhe në shpirt ata që ka përjetuar Krishti gjatë mundimeve të Kalvarit", dhe së dytit “për ta shijuar dashurinë e Zotit që dhurohet në Kryq për mëkatarë“. Ashtu stigmat ishin ato shenjat e pashme të jetës ungjillore të shën Françeskut.

 

Kjo festë u kremtua edhe në Kishën e shën Françeskut në Gjuhadol në Shkodër, ku njëherë ishin edhe motrat stigmatine ato të cilat e festuan festën e Kongregatës.

 

Meshën e drejtoi arqipeshkvi i Shkodër - Pult, mons. Angelo Massafra ku bashkë më të koncelebroi edhe guardian i Gjuhadolit patër Aleksandër Tanushi dhe meshtar të tjerë rregulltar dhe dioqezan.