Festa e shën Mhillit

Me datën 29 shtator 2019, në kishën e Shën Mhillit ne Laç të Kurbinit, u celebrua mesha e shenjtë nga provinciali fra Aurel Gjerkaj. Famullia e Laçit i është kushtuar këtij shenjti, pra kjo ditë për kishën tonë ishte ditë feste.

 

Mesha e shenjtë filloi në orën 09:00 ku dhjetëra besimtarë të Laçit ishin të pranishëm. Gjatë meshës fra Aureli shprehu urimet e tij për këtë ditë të shënuar për famullinë, ndër të tjera shtoi: "Është gëzim i madh për mua që sot ndodhem në famullinë e Laçit për të celebruar meshën në ditën e festës së kësaj famullie. Për mua është ndjenjë e veçantë sa herë celebroj meshë këtu, sepse në këtë qytet unë kam kaluar fëmijërinë, jam rritur dhe kam filluar hapat e parë drejt besimit në Zot. Gëzuar e shën Mhilli, ju ndihmoftë e ju ruajttë të gjithëve!"

 

Famullitari i kishës së Shën Mhillit në Laç, fra Ndue Toplana, e falënderoi Provincialin për fjalët e mira që ju tha besimtarëve gjatë predikimit, gjithashtu e falënderoi që gjeti mundësinë që të jetë i pranishëm në festën e famullisë.

 

Lulzim Dedgjonaj