Më 21 qershor të vitit 1981 në Francë filloj të festohet dita e muzikës, për tu dhënë hapësirë të gjithë muzikantëve, qofshin ata profesional apo edhe amatorë. Dhe prej atij viti kjo festë filloj të përhapët edhe nëpër shumë vende të ndryshme të botës.
Sipas statistikave dita e muzikës festohet në mbi 460 qytete të 110 shteteve të botës, si në Francë, Gjermani, Kroaci, Itali, Spanje, Egjipt, Kili, Japoni, Amerikë… etj. Edhe në vendin tonë, në Shqipëri kjo ditë festohet që disa viteve.
Në kuadër të shumë aktiviteteve Shoqnia Kulturore “ILLYRICUM” miq të shën Françeskut, të premten me 21 qershor shfaqi koncertin vokal instrumental në oborrin e Kuvendit Françeskan në Gjuhadol/Shkodër, me titull “FESTA E MUZIKËS” me pjesë të njohura të muzikës botnore, dhe shqiptare, me soprano e tenor të njohur të qytetit të Shkodrës.
Në fund të koncertit Asistenti i Shoqnisë Illyricum fra Aleksandër Tanushi që njëherë është edhe guardian i Kuvendit Françeskan në Gjuhadol/Shkodër falënderoj interpretuesit, posaçërisht interpretuesit e rinjtë, po ashtu përshëndeti dhe falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje dhe vlerësimin e punës së Shoqnisë Illyricum, e në veçanti në këtë vit të jubileut të 800 vjetorit të prezencës françeskane në tokën shqiptare.
Diana BILALI, soprano
Berta KAÇAJ, soprano
Lukë MLLUGJA, bas-bariton
Roland GJOKA, bas-bariton
Lorenca PREÇI, soprano
Niki MJEDA, soprano
Ivan TANUSHI, tenor
Sara MILLJA, soprano
Emanuela NEÇAJ, soprano
Gerald LAZRI, bas
Juliana GURRA, mezzo-soprano
Aurela MOSHEQAJ, soprano
Megi TOMA, soprano
Armela MEHMETAJ, soprano
Kristi NDOJA, piano
Jozefina LEKAJ, piano
Sara NENSHATI, piano
Koncert maestro
Vera ÇUNI
Klevis GJERGJI
Udhëheqës artistik: Lukë MLLUGJA
Moderator: Zef NDOJA & Paulin UJKA
Asistent:
Fra Aleksandër Tanushi OFM