Në kuadër të 800 vjetorit të prezencës françeskane në popullin shqiptar, të dielën me 15 shtator 2019, pas kremtimit të meshës në Kishën e shën Françeskut në Gjuhadol në Shkodër, u dha koncerti “LUTJA„ nga grupi vokal “ARABELLA„ nga Rama-Prozor nga Bosnja e Hercegovina. Koncerti u përcjell edhe nga dy televizionet lokale, TV1-Channel dhe TV Rozafa.
Grupi vokal “Arabella i themeluar në vitin 2012 nën udhëheqjen prof. Sonje Jozić - Cvitanović që përbëhet nga 8 vajza të cilat përveç këndimit në Kishën famullitare të shën Françeskut në Rumboci (Rama - Prozor), në repërtuarin e tyre në shumë programe festive dhe evenimente të ndryshme humanitare në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë përveç këngës shpirtnore kishtare, e pranishme është edhe kënga dalmatinase kllapa si dhe këngë tradicionale të Bosnje Hercegovinës.
Në vitin 2015 kanë marr pjesë në festivalin e kllapës në Split „Kllapa e Zojës së Sinjit“ dhe në festivalin e muzikës shpirtnore kishtare „Drita po vjen“ në Zare, Kroaci, ku në të dy festivalet janë shpërblyer me vendin e parë me këngën “Molitva” (Lutja).