Më 3 tetor 2018, në orën 17:00 në kishën kushtuar “Zojës nunciatë” në Lezhë, me lutjen e Mbrëmësores u përkujtua Kalimi i shën Françeskut në amshim.
Ishin të pranishëm fretërit e kuvendit, novicët bashkë me mësuesin fra Marko Ešegović dhe fretërit nga Laçi së bashku me motrat françeskane të Zojës së papërlyer. Lutjen e udhëhoqi guardian i kuvendit fra Vitor Demaj.
Ishin te pranishëm edhe një shumicë e madhe besimtarësh që u luten dhe përkujtuan jetën dhe kalimin e shën Françeskut bashkë me ne, dha pas lutjes festuam së bashku me një koktej te vogël të përgatitur nga novicët dhe fretërit e Lezhës.
Fra Anton Selitaj