Më datën 02 shtator 2018, u nisën për “Ushtrime shpirtërore” novici fra Sergjo Jaku me mësuesin fra Marko Ešegović së bashku me klerikët që ndodhen në Gjuhadol - Shkodër. Të pranishëm ishin edhe fra Aurel Gjerkaj (kustodi), fra Ilija Kovačević mësuesi i klerikëve dhe fra Vincenzo Focà. Ushtrimet shpirtërore i kanë bërë në Cavtat - Kroaci. Në Cavtat u mirëpritën nga fra Ilija Stipić guardiani i kuvendit të fretërve “Zoja e borës” ku qëndruam për një javë.
Ushtrimet shpirtërore, që i drejtoi fra Ilija Kovačević mësuesi i klerikëve, filluan ditën e dielë me datë 02 shtator 2018. Ky moment shpirtëror vazhdoi ditën e hënë duke lutur Lavdet e mëngjesit në orën 08:00 dhe pastaj nga 09:30 ishin ligjëratat që janë mbajtur nga fra Ilija me tema të ndryshme në lidhje me “Kushtet”.
Një ditë ata vizituan qytetin e Dubrovnikut dhe kuvendin e fretërve që jetojnë aty, vizituan edhe kishat e tjera si për shembull kishën e shën Vlashit.
Ushtrimet shpirtërore mbaruan ditën e premte me datë 07 shtator 2018, mbylljen e këtij momenti shumë të rëndësishëm shpirtërore e mbyllën me meshën e shenjtë ku gjatë meshës katër klerik kanë ripërtërirë kushtet e tyre të përkohshme. Pas meshës ishte dreka nga ora 12:30, pas drekës u nisën për t’u kthyer në Shqipëri.
Fra Sergjo Jaku