Të premten më 26 tetor 2018, me bekim të guardianit e famullitarit të Tuzit fra Pashko Gojçaj, Rinia Françeskane nga Tuzi u nis për të marr pjesë në Festivalin XXI të muzikës shpirtërore (kishtare) FramaFest (RiFraFest) në Sarajevë i cili u mbajt më 27 tetor 2018, festival që organizohet nga Rinia Françeskane në Bosnje dhe Hercegovinë.
Këtë vit festivali u mbajt nën moton “Këndoni në nder të tij, bini veglave muzikore, dhe tregoni të gjitha mrekullitë e tija!” (1 Kro 16,9), në të cilën morën pjesë 43 vëllazni rinore françeskane nga Bosnja e Hercegovina si dhe vëllazni nga Kroacia dhe 16 anëtar të Rinisë Françeskane nga Tuzi (Mali i Zi) nën drejtimin e fra Driton Hajdaraj. Pasi që RiFra nga Tuzi mori pjesë për herë të parë në këtë festival, këtë vit ishim vetëm mysafir kurse vëllazerit tjera ishin pjesë e garës, ku vendin e parë e mori RiFra Megjugorje.
Përveç pjesëmarrjes në festival, grupi rinor i Rinisë Françeskane nga Tuzi pati mundësin të vizitoj edhe disa nga qendrat Françeskane dhe kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës ku gjatë gjithë kohës u shoqëruan nga fra Vinçenc Kajtazi, klerik në fakultetin “Studium Theologicum Franciscanum” në Sarajevë ku ishte edhe pika e parë e këtij shtegtimi.
Shtegtimi ynë vazhdoj për në Gjimnazin klasik françeskan në Visoko ku edhe jemi sistemuar për banim në Kuvendin françeskan të shën Bonaventurës ku edhe u pritëm nga guardiani fra Franjo Radman, kurse të nesërmen kemi vizituar Kuvendin dhe kishën e shna Ndout në Bistrik (Sarajevë) që një heri u kremtuar mesha me të gjitha grupet rinorë françeskane, të cilën e drejtoi fra Josip Jukić, dhe fretën të tjerë që janë asistent shpirtnor të vëllaznive françeskane.
Përshëndetja e veçante e asistentit kombëtar të Rinisë Françeskane në Bosnje e Hercegovinë, fra Domagoj Šimić si dhe duartrokitja e gjithë të rinjve që ia bëri Rinisë Françeskane nga Tuzi ishte simbol vëllazërie françeskane dhe një heri mirë se ardhje e përzemërt.
Pasdite në Qendrën e kulturës “BKC Sarajevo” u mbajt festivali ku të pranishëm ishin rreth 1200 të rinjë e ku as aty nuk munguan përshëndetjet dhe duartrokitjet që iu bënë mysafirëve nga Tuzi.
Të dielën fra Vinçenc Kajtazi, që është edhe udhëheqës i RiFras Sarajevë, na shoqëroj për në Kurien provinciale të shën Kryqit “Bosna Srebrena” Sarajevë, ku u pritëm nga provinciali fra Jozo Marinčić i cili na falënderoj për pjesëmarrje në festival dhe na foli edhe për bashkëpunimin që Provinca françeskane e Sarajevës ka me Provincën françeskane Shqiptare, pos tjerash na tregoj edhe Qendrën studentore ndërkombëtare françeskane që është pjesë e kësaj Province si dhe Kishën e shën Nikolla Tavelić në këtë kompleks. Pastaj me Rininë Françeskane të Sarajevës patëm takim vëllazëror ku edhe shkëmbyem eksperienca nga aktivitetet.
Pas gjithë kësaj u kthyem nga Sarajeva për në Tuz, duke u dhanë falënderim gjithë atyre që na mundësuan pjesëmarrjen në festival, e posaçërisht guardianin dhe famullitarin e Tuzit fra Pashko Gojçaj dhe z. Mark Gjolaj i cili edhe bëri mbulimin e shpenzimeve të këtij shtegtim françeskan.
RiFra Tuz