Lezhë, më 23 prill 2018

Promovimi i librit

Më 23 prill 2018, u mbajtë Promovimi i librit në Bibliotekën “Át Gjergj Fishta” në Lezhë, ku Biblioteka "Gjergj Fishta" dhe Biblioteka Françeskane, prezantuan biografine “Kontribut për historinë dhe kulturën shqiptare” e Át Marin Sirdanit, përmes dy autoreve te ketij botimi Át Mirash Marinaj dhe Át Vitor Demaj e te studiueseve Aljula Jubani dhe Evalda Paci.

 

Át Marin Sirdani është nder autoret madhore françeskane. Ai ka mbledhur legjenda dhe gojedhëna, veçmas mbi Heroin tonë Kombetar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), per të dëshmuar, nga pozitat e studiuesit te mirefilltë, historinë e Shqiperisë.

 

Prezantimin e filloj Át Aurel Gjerkaj, Minister Provincial e Provincës françeskane në Shqipëri dhe Mal të Zi, duke bërë një përshëndetje, pastaj e kanë patur fjalën studiuesët Aljula Jubani dhe Evalda Paci të cilat hodhen drite mbi personalitetin dhe kontributet e Át Marin Sirdanit.

 

Në këtë promovim morën pjesë edhe publicisti e botuesi Frano Kulli, Drejtori i Kultures në Bashkine Lezhë z. Ardian Laci, shkrimtari Ernest Marku, familjari i Át Sirdanit Gjovalin Lucaj, ishin edhe fretërit nga kuvendi i Gjuhadolit (Shkodër) nga kuvendi “Zoja Nunciatë''(Lezhë) dhe nga Laç.

 

Ky promovim u mbajt në kuadër të aktivitetëve për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.