Iballe, më 1 - 15 korrik 2018

Misioni veror

Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit në gjithë Ipeshkvinë e Sapës u mbajt misioni verorë. Me kërkesë të famullitarit fra Vladimir Mamala, bashkësia françeskane e Gjuhadolit iu përgjigj kërkesës që të ndihmojmë fratin në mision në zonën e Pukës, saktësisht në famullinë e Iballës dhe Berishës.

 

Gjatë misionit kremtohën meshë, mbahët katekizëm në gjitha fshatrat dhe bëhet  bekimi i familjeve - shtëpiave.

Pasi që këtë vit në mision ishi tre meshtar, atëherë edhe organizimi i kremtimit të meshëve ishte shumë mirë programuar, kështu që më datën 1 dhe 2 korrik meshën u kremtuan në Iballe dhe në zona të Berishës ku edhe u njoftuan besimtarët me programin e misionit.

 

Në këtë mision bënin pjesë: tre meshtar, një motër françeskane dhe shtatë klerik, kështu që programi i misionit ishte shumë mirë përgatitur dhe për dy javë me sukses të mirë u bë katekizëm dhe u bë bekimi i gjitha familjeve të kësaj zone.

 

Këtë vit kungimi i parë u dha fëmijëve në Dushkaj, Shopël, Katundi Kishë, Mertur Guri dhe Iballe, ku gjithsej Kungimin e parë Iballe – Berishë e morën 20 fëmijë.

 

Sakramentin e krezmimit e ndau Ipeshkvi i Sapës,  mons. Simon Kulli, të shtunën më 14 korrik në Katund Kishë (për Berishë) dhe të dielën më 15 korrik në Iballe, Gjithsej u krezmuan 38 kandidatë.

 

Në meshën që mons. Simoni kremtoj në Iballe, ishte edhe meshë falenderimi për pater Vladimir Mamala, i cili kthehet në vendlindje, në Poloni e që për 22 vite shërbeu në Shqipëri, ndër to, tri vitet e fundit në Iballe e Berishë. Po ashtu gjatë kësaj meshë u bë edhe prezentimi i famullitarit të ri për Iballe e Berishë, pater Aleksandër Tanushi.

 

Që nga viti 2004 famullia e Iballës e Berishës shërbehet nga Shkodra.

 

Fra Aleksandër Tanushi