Koncert për organo dhe harqe

Në ditët e fundit të muajit gusht 2018, Komisioni për muzikë dhe liturgji i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, organizoj në Fshatin e Paqës në Shkodër, fundjavë formative për animatorët muzikorë të liturgjisë. Në këtë organizim morën pjesë shumë animatorë të koreve kishtare nga gjitha Ipeshkvit e vendit: Shkodër-Pult, Tiranë-Durrës, Lezhë, Sapa, Rrësheni, Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut si dhe nga Kosova e Mali i Zi.

 

Përmbyllja e këtij seminari formative u bë me kremtimin e meshës shenjte të kremtuar në kishën e shën Françeskut në Gjuhadol, të dielën me datën 2 shtator 2018 në orën 19:00, nga ipeshkvi i Rrëshenit mons. Gjergj Meta, e bashkë me të koncelebroj edhe guardiani i Gjuhadolit fra Aleksandër Tanushi.

 

Kurse pas meshës u mbajt Koncerti për organo dhe harqe i organizuar nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë dhe Provinca Françeskane Shqiptare.