Lezhë, më 16 korrik 2018

Kampi veror 2018

Më datë 16 korrik 2018, në famullinë e “Zojës Nunciatë'' ishte kampi veror për fëmijët. Ky aktivitet u organizua nga famullitari i saj fra Vitor Demaj në bashkëpunim më novicin fra Sergjo Jaku dhe me rininë e famullisë (animatorët).

 

Për ecur sa më mirë ky aktivitet kanë ardhur për të  ndihmuar tre klerikë ata ishin, fra Kristjan Camaj, fra Valentin Tinaj nga Shkodra, ishte edhe fra Vinqens Kajtazi (klerik në Sarajevë).

 

Kampi veror filloi në orën 08:00 ku famullitari fra Vitor Demaj ka bërë bekimin e fëmijëve, pastaj u prezantu edhe emri i kampi që ishte vendosur në nderë të “Át Gjergj Fishtës''. Këtë vit në kampin ishin të pranishëm 153 fëmijë nga mosha 4 vjeç deri në moshën 18 vjeç.

 

Fëmijët çdo ditë të kampit ata qëndrojnë nga ora 08:00 deri në orën 12:00, ku përpara se të largoheshin fëmijëve ju ofrohej nga një akullore nga famullia, ky aktivitet do të zgjasë deri më datë 21 korrik 2018.

 

Më datë 21 korrik 2018, ishte dita e fundit e “Kampit Veror 2018'', në këtë ditë në orën 18:00 u dha një koncert që ishte i përgatitur nga vetë fëmijët e kampit së bashku me animatorët e tyre. Në këtë koncert u shfaqen shumë pjesë artistike si përshembull, pjesë humoristike, këngë, recitime, pantonime dhe kanë luajtur një muzikë me kitarë. Në këtë shfaqje të pranishëm ishin të gjithë prindërit e fëmijëve që ishin në kamp gjithë javën.

 

Ky aktivitet është zhvilluar edhe në famullitë e tjera të provincës sonë „Zoja Nunciatë në Shqipëri dhe Mal të Zi''. Famullitë e tjera ishin :

1.    Famullia e shën Pjetrit dhe shën Palit në Bajzë

2.    Famullia e shën Kollit në Selcë (Kelmend)

3.    Famullia e shën Ndout në Tuz (Mal të Zi)

 

Fra Sergjo Jaku