Të mërkurën me 03. 10. 2018 në Kuvendin françeskan të shën Pjetrit e Palit në Bajzë, që është edhe shtëpi formimi në Provincën Françeskane Shqiptare “Zoja Nunciatë” gjatë lutjes së Orës së Mesme u pranuan në postullandat 5 kandidat të cilët shprehën dëshirën që të ecin së bashku në bashkësi, për të shqyrtuar thirrjen e tyre, që të ndjekin Jezu Krishtin në familjen françeskane.
Gjergj Dedë Deda nga famullia e Shllakut / Dukagjin
Stavro Kostaq Xhaçka nga famullia e Bilishtit / Korçë
Erion Tomë Gjurashaj nga famullia Grud e Re / Shkodër
Arbër Gëzim Pepaj nga famullia e Gjakovës / Kosovë
Lorenc Bashkim Pepniku nga famullia e Shkodrës
Me fjalët e Jezu Krishtit “Ejani e shihni”, ishte kustodi fra Aurel Gjerkaj i cili e bëri edhe pranimin e tyre duke ju dhën edhe TAU-n figurën e Kryqit, që shën Françesku e zgjodhi për vete e për fretërit e tij si shenjë dhe kujtim i dashurisë së Krishtit.
Pas pranimit, fra Aurel Gjerkaj postullantat i dorëzoj mësusesit fra Landi Jakut dhe gjithë bashkësisë françeskane në Bajzë.
Fra Alex