Lezhë, më 24 mars 2018

Festa e Zojës Nunciatë

Sot me datën 24 mars, ditë e shtunë u kremtua festa e ´´Lajmërimit te Zotit´´, ose festa e ´´Zojës Nunciatë´´, e cila është pajtorja e provincës sonë, këtu në Shqipëri dhe Mal të Zi. Mesha e shenjt u kremtua ne Lezhë dhe u udhëhoq nga kustodi fra Aurel Gjerkaj, bashkëkremtuan dhe asistenti gjeneral fra Lovro Gavran, guardiani i kuvendit të Lezhës fra Vitor Demaj dhe fretërit e tjerë meshtar. Gjithashtu morën pjesë dhe shtëpitë formuese të fretërve, ajo e Gjuhadolit (klerikati) dhe ajo e postulandatit nga Bajza. 

 

Në këtë ditë feste morën pjesë fretërit e të gjitha kuvendeve të Kustodies. freterit e Tuzit, Gjuhadolit, Bajzës, Arrës së Madhe, Laçit, Tiranës, e gjithashtu morën pjesë dhe fretërit nga Gjakova.