Më datën 10 dhjetor, në kuvendin e “Zojës Nunciatë” në Lezhë, u zhvillua një takim formim për guardianët e kuvendeve të Provincës françeskane shqiptare “Zoja Nunciatë”. Të pranishëm ishin:
1. Fra Gazmend Tinaj, guardian i kuvendit të Zojës Rruzare - Arra e Madhe\Shkodër.
2. Fra Aleksandër Tanushi, guardian i kuvendit të Shën Françeskut -Gjuhadol\Shkodër.
3. Fra Vitor Demaj, guardian i kuvendit të Zojës Nunciatë - Lezhë.
4. Fra Mirash Marinaj, guardian i kuvendit të Shna Ndout të Padovës - Sebaste/Laç.
5. Fra Pashko Gojçaj, guardian i kuvendit të Shna Ndout - Tuz/Mal të Zi.
Ky takim formimi për guardianët ishte i organizuar nga Sekretari Provincial për Ungjillëzimin Misionar fra Gazmend Tinaj. Ligjëratën e mbajti fra Prelë Syla OFMCap që shërben në dioqezën e Shkodrës.
Në orën 11:20 ishte mesha e shenjtë e drejtuar nga fra Prelë Syla OFMCap, kurse në orën 12:30 ishte dreka vëllazërore.
Fra Tome Bushpreni