Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”

Më datën 22 gusht 2018, në orën 20:00, në Dubravë, afër Tuzit në Malin e Zi, në një skenë të hapur verore u mbajt takimi tradicional me mërgimtarët. Në fillim të këtij takimi, u celebrua Mesha shenjtë, të cilën e udhëhoqi argjipeshkvi i Tivarit, mons. Rrok Gjonlleshaj, bashkemëshuan mons. Zef Gashi, fra Mirash Marina, zëvendës epror i përgjithshëm i fretërve shqiptarë dhe meshtarë të tjerë.

 

Më pas u bë promovimi i librit Gjergj Kastrioti "Athleta Christi", që është përmbledhje studimesh të meshtarëve françeskan dhe jezuitë. Këto punime më përpara ishin botuar në revistë të ndryshme të kohës. Lidhur me librin në fjalë, foli p. Vitor Demaj, përgjegjës për botimet françeskane. P. Pashko Gojçaj si organizator i takimit falënderoj të pranishmit e shumtë, në veçanti bashkëvendësit tonë që jetojnë e punojnë në mërgim, që në këtë periudhë ndodhen për pushime në vendlindje. Më pas, Shoqëria Besa nga Trieshi dha disa shfaqje të zgjedhura të repertorit të saj.

 

Takimi u mbyll me një bashkëndarje vëllazërore.

 

Kristjan Dukaj