Dy elementet per te cilat karakterizohet nje rregulltar jane “ndjekja e Krishtit permes kushteve ungjillore” dhe “jeta bashkesiore”. Kushtet ne vetvete jane nje esence e nxjerre nga Ungjilli, i cili na meson se tek Krishti gjejme modelin e degjeses, varferise dhe pastertise. Ne vijim te kushteve te perjetshme te bera se fundmi nga tre freter te Provinces Franceskane Shqiptare, te tjere kane bere riperteritjen rregulltare dhe kushtet e para.
Pas nje viti te Postulandatit te bere ne Fonte Colombo, ku shen Francesku shkroi Rregullen e Urdhrit te Freterve, e pas nje viti te Noviciatit ne La Verna, ku shen Francesku ne fundin e jetes se tij pershtatet plotesisht me Krishtin duke marre shenjat e varreve, fra Kreshnik Marku ka bere kushtet e para rregulltare ne duart e provincialit te Provinces Shqiptare fra Pashko Gojcaj ne kishen e Shen Franceskut ne Gjuhadol me rastin e festes se Varreve te Shen Franceskut. Gezimi ne kete dite ishte i dyfishte pasi pervec kushteve te para, fra Anton Gilaj dhe fra Gjergj Deda kane perterire kushtet e perkohshme ne kete Province. Kesaj perteritjeje u kane paraprire ushtrimet shpirterore ne Perast.
Njekohesisht ne kuvendin e Shen Bonaventures ne Palatino, me 15 shtator 2024 ka perterire kushtet e perkohshme fra Lorenc Pepniku, ne duart e formuesit se freterve me kushte te perkohshme te Provinces Lazio-Abruzzo fra Sidival Fila.