Kapitulli provincial

Në Shqipëri nga data 26 shkurt deri më 1 mars 2024 është mbajtur kapitulli provincial pranë Kuries Provinciale në Shkodër, ku të pranishëm kanë qenë të gjithë fretërit e Provincës. Drejtues i punimeve të këtij Kapitulli ishte fra Ignacio Ceja Jiménez. I pranishëm ishte edhe Delegati i Ministrit Gjeneral për Provincën Françeskane Shqiptare fra Ivan Sesar, të cilit i është rikonfirmuar vazhdimësia e shërbimit si Delegat edhe për një mandat tjetër. Gjatë këtyre ditëve fretërit kanë reflektuar mbi punën trevjeçare të bërë në Provincë, duke rishikuar rezultatet e gjertanishme, të cilat janë kombinuar me propozimet mbi të ardhmen. Kapitulli ka kulminuar më 29 shkurt, datë në të cilën është shpallur emri i provincialit dhe këshilltarëve të Provincës. Është rizgjedhur për të dytën herë si provincial, fra Pashko Gojçaj, shqiptar i Malit të Zi, i cili është në këtë pozicion që nga fundi i vitit 2020. Ndërsa si këshilltarë janë zgjedhur:

 

1)    Fra Aurel Gjerkaj  OFM – vikari provincial

2)    Fra Vitor Demaj OFM

3)    Fra Jak Kolgjeraj OFM

4)    Fra Landi Jaku OFM

 

 

Ju urojmë suksese në shërbimin e tyre të ri!