Kuvendi i Shna Ndout të Padovës

 

Guardianat. Famulli.

Françeskanët erdhën në Tiranë në vitin 1856, e ndërtuan kishën e Zojës së Papërlyer, e cila u bë edhe qendër famullie, të cilën fretërit e kanë shërbyer deri në vitin 1878, kur i kaloi klerit dioçezan. Mbi themelet e asaj kishe komunistët pastaj e ndërtuan hotelin Pezën.

 

Më 13-20 janar 1935 Fra Anton Harapi mbajti në Tiranë misione. Në vitin 1939 fretërit aty kanë blerë një shtëpi, të cilën e adaptuan për rezidencën e vet, të cilën e hapën më 11. 02. 1942. Presidenti i parë ishte i lumi Fra Mati Prendushi. Kishën e re në nder të Shën Antonit të Padovës, me urdhër dhe me përkrahje të provincialit, Fra Anton Harapi, e ndërtoi Fra Viktor Volaj për 5 muaj: 06. 01. – 13. 06. 1944.

 

Këtë kishë komunistët e mbyllën më 19. 03. 1967 dhe e bënë kinema, kurse hispicin e shndërruan në kopshtin e fëmijëve “Pionieri”. Kishën përsëri e hapi Fra Zef Pllumi me meshën e Natës së Krishtlindjes 1990, e funksionet rregullisht filluan të zhvillohen më 03. 03. 1991.

 

Nunci Apostolik, mons. Ivan Dias, e ndau Tiranën në katër famulli dhe famullinë e shna Ndout ua besoi fretërve.

 

Në kohën e provincialit Fra Flavio Cavallini, famullitari i Tiranës, Fra Flavio Medaglia, ka blerë një shtëpi pranë kishës dhe ka ndërtuar kuvendin e ri – duke e liruar kështu hapësirën për kishën e re.

 

Në kohën e provincialit Fra Ndue Gashi, në korrik 2004, Fra Silvio Bellotto filloi ndërtimin e kishës së re, e cila u shugurua më 01. 06. 2011.

 

Në ndërkohë Motrat e Nënës Tereze (Misionare të bamirësisë) me mirëbërësit e vet i kanë ndërtuar dy kisha (prefabrikate) në periferi të Tiranës: kishën e Shën Jozefit në Kodër të Kuqe dhe Kishën e shën Mihillit në Babrru – të dy filiale të famullisë së Shna Ndout, që i shërbejnë fretërit nga Kuvendi françeskan i Tiranës.

 

Fretërit e Tiranës e shërbejnë edhe famullinë e Bizës (në Kepin e Rodonit).

Familja Rregulltare

 

Fra FLAVIO CAVALLINI, Guardian, Famullitar, Përgjegjës për misionin “Ad gentes”, Asistent për format e reja të ungjillëzimit, Asistent lokal OFS. 

 

 

 

Fra FRAN PERLALAJ,  Vikar i kuvendit, Zëvendës famullitar i famullisë së Tiranës.

 

Fra VILSON BUJAJ, Ekonom i kuvendit, Administrator i Famulisë së Zojës së Madhe në BizëDelegat për Ekumenizmin dhe dialogun ndërfetar.

 



Kuvendi “Shna Ndou i Padovës”

Rruga Ali Pashë Gucia 25,

1001 Tiranë - ALBANIA

Google Maps content is not displayed due to your current cookie settings. Click on the cookie policy (functional) to agree to the Google Maps cookie policy and view the content. You can find out more about this in the Google Maps privacy policy.