Kuvendi i Zojës Rruzare

Guardianat. Famulli.

Studentati për fretërit me kushte të përkohshme.

Qendrën pastorale tek Arra e Madhe në Shkodër e ka themeluar Fra Tomë Marcozzi, OFM në vitin 1887, duke blerë një shtëpi dhe duke ndërtuar pranë saj një kapele të vogël. Në vitin 1898 Fra Augustin Zubac (nga Provinca e Hercegovinës), Komisari Gjeneral i të gjitha misioneve françeskane në Shqipëri, e vendosi selinë e vet tek Arra e Madhe. Edhe Fra Lovro Mihačević (nga Prov. e Bosnjës), provinciali i parë i Provincës së ripërtërirë, Provincialatin e vet e kishte po aty. Kur në vitin 1909 Provincialati kaloi në Gjuhadol, tek Arra e Madhe u vendos Seminari françeskan.

 

Gjatë rrethimit të Shkodrës nga ana e Malit të Zi (1912-1913), Arra e Madhe ishte strehim për ipeshkvijtë, meshtarët dhe motrat e Shkodrës, sepse topat e Malit të Zi nga Taraboshi nuk mund të gjuanin deri atje.

 

Në vitin 1914 Fra Pal Qurçia i vuri themelet e kishës së re, por për shkak të mungesës së mjeteve, kisha nuk u krye deri në vitin 1934.

 

Arra e Madhe deri në vitin 1932 ishte vetëm një rezidencë e fretërve, me një president, kurse prej asaj kohe është Kuvend (“casa formata”) dhe guardianat.

 

Pas mbylljes së kishave në vitin 1967, kisha dhe kuvendi i Arrës së Madhe u bënë pjesë e Fabrikës së mëndafshit. Kisha shërbente si magazinë kripe. Në të komunistët e kanë ruajtur altarin e madh – për të xhiruar atje filma propagandues kundër fesë.

 

Pas lirimit të fesë meshën e parë në Kishën e Zojës Rruzare e ka thënë don Ndoc Nogaj, më 25. 11. 1990. Në fakt, fretërit e kishin caktuar Fra Aleks Baqlin që ta shërbente Arrën e Madhe, por don Ndoci nuk e la dhe e mbajti atë kishë deri në qershor 1994. (E dorëzoi me urdhër të ipeshkvit, mons. Frano Illia, nga data 10. 05. 1994.)

 

Më 28. 11. 1999 mons. Angelo Massafra e shpalli Arrën e Madhe si zonë pastorale, nën drejtimin e provincialit françeskan, Fra Flavio Cavallinit, kurse më 07. 07. 2001, me dekretin nr. 72/2001, e themeloi famullinë e re Arra e Madhe, e cila i besohet Provincës françeskane shqiptare. Famullitari i parë ishte Fra Marjan Lumçi.

 

Më 14. 01. 2000 fretërit më në fund kanë hyrë në Kuvendin e Arrës së Madhe, që prapë u bë guardianat. Një kohë atje ishte edhe Kuria e provincialit, pastaj kuvendi për fretër me kushte të përkohshme, e më në fund Seminari i vogël Françeskan. Në një periudhë Arra e Madhe u bë shtëpi filiale e Kuvendit françeskan Gjuhadol (2006-2015), e pastaj prapë guardianat. 

 

Familja Rregulltare

 

Fra AUREL GJERKAJ, Këshilltar i parë, Guardian, Mësues i fretërve me Kushte të Përkohshme, Sekretar i Kustodies për formimin dhe studimet, Përgjegjës i zyrës së bamirësisë, Përgjegjës për Bukën e Shna Ndout,  Asistent i Kustodies për Urdhrin e dytë, Asistent lokal OFS.

Docent në Institutin filozofiko-teologjik ndërdioqezan të Shkodrës. Vikar gjyqësor

 

Fra JAK KOLGJERAJ, Famullitar i famullisë së Arrës së Madhe, Zëvëndës mësues i fretërve me kushte të përkoheshme, Vikar i kuvendit, Ekonom i kuvendit, Përgjegjës për Infermierinë e Kustodies.

 

Fra Sergjo Jaku, Ndihmës ekonom Kustodial, Përgjegjës për komunikimin shoqëror të Kustodies, Sakrestian tek Arra e Madhe.

 

 STUDENTËT

 

Fretërit me kushte të përkohshme:

  

 

 

Fra Anton Gilaj

Fra Lorenc Pepniku

Fra Gjergj Deda 

Fra Kreshnik Marku

 

 

 



Kuvendi “Zoja Rruzare” Arra e Madhe

Rruga At. Justin Rrota 14,

4001 Shkodër - ALBANIA

 

Tel. i Kuvendit:     +355 222 42 370

Tel. i Famullisë:    +355 222 47 371 

Google Maps content is not displayed due to your current cookie settings. Click on the cookie policy (functional) to agree to the Google Maps cookie policy and view the content. You can find out more about this in the Google Maps privacy policy.