Në kohë të fundit (në vitin 2013) Provinca ia dorëzoi Rubikun ipeshkvit për 10 vjet, e pastaj prapë do të jetë në kujdesin e fretërve.
Kisha e Shëlbuesit tejet të Shenjtë në Rubik është shumë e lashtë dhe shpeshherë e restauruar. Dikur aty ishte kuvendi Benediktin. Në kishë ende ekzistojnë afreske të vjetra të kohës së tyre.
Në vitin 1754 kishën e restauroi Fra Michele Giuliano, i Prov. së Napolit, e në vitin 1836 Fra Mateu Radoš nga Prov. e Bosnjës. Hospicin e riparonin Fra Bonaventura nga Acquaviva (në v. 1843) dhe Fra Dario Buccarelli (në v. 1856).
Në vitin 1886 atje u tërhoq Fra Anastasio Vincenzoni. Ai dhe Komisari, Fra Augustin Zubac, me ndihmën e Austro-Hungarisë, në vitin 1897 e ripërtërinë kishën dhe rindërtuan kuvendin, kështu që më 17. 04. 1898 në të u hap Noviciati i parë në atdhé, i cili mbeti atje deri në vitin 1921. (Pastaj deri në vitin 1946 Noviciati kaloi në Troshan.)
Pas mbylljes së kishave (në vitin 1967) kisha, kuvendi dhe rrethi i tyre u bënë zonë ushtarake. Me kthimin e lirisë së fesë në vitin 1991 u hap rruga deri në kishë, por ushtria qëndroi aty deri në kohën e rrëmujës së madhe në Shqipëri, në vitin 1997.
Famullinë e Rubikut zakonisht e kanë shërbyer fretërit e Laçit: më së shumti Fra Ferdo Boban dhe Fra Vlatko Soldo (të dy nga Hercegovina).