Fretërit në Shqipëri kanë një histori të lashtë që lidhet me vetë shën Françeskun e Asizit. Historia e fretërve është ndërthurur me historinë e Shqipërisë. Gjithmonë fretërit kanë qenë shumë të
ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve, duke u ndihmuar në aspektin shpirtëror dhe duke vepruar në ruajtjen e identitetit shqiptar.