Mati Prennushi

Në pagëzim u quajt Pal ose Paulin. I biri i Nikollës dhe i Drandes (Rozë) Kraja, u lind në Shkodër më 02. 10. 1881. U pagëzua më 03. 10. 1981 dhe u krezmua më 09. 05. 1889. Nga dioqezi i Shkodrës, tani Shkodër-Pult.

 

I përkiste Urdhrit Françeskan, të Provincës së Zojës Nunciatë në Shqipëri. U pranua në noviciat në Lankowitz (Austri) më 04. 08. 1896. Bëri kushtet e përkohshme në Lankowitz më 10. 10. 1897 dhe kushtet e përjetshme më 22. 10. 1900.

 

U shugurua meshtar në Shkodër më 25. 03. 1904.

 

U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 15. 11. 1946. U dënua me vdekje më 08. 01. 1948. Vendimi i dënimit me vdekje u krye me pushkatim më 11. 03. 1948 së bashku me të lumin bashkëvëllaun At’ Ciprijan Nikën, ipeshkëvin Imzot Frano Gjinin dhe me të tjerët.

 

Studimet. – Ka ndjekur të gjitha studimet pranë fretërve minorë në Shkodër. Ka ndjekur filozofinë në Schwaz dhe teologjinë në Caldaro (BZ) dhe Graz (Austri).

 

Detyrat që ka mbuluar. – Nga 1904 deri 1907 famullitar në Tuz, aktualisht në Mal të Zi, nga 1907 deri 1919 në Kastrat, nga 1919 deri 1921 përsëri në Mal të Zi në Traboin. Nga 1921 deri 1926 Guardian në Gjuhadol. Nga 1923 deri 1926 Definitor Provincial. Nga 1926 famullitar në Laç, nga ku shërbeu edhe famullinë e Zhejës. Nga 1928 deri 1929 në Iballe dhe pastaj në Gomsiqe dhe Berdicë. Nga 1935 deri 1938 përsëri Definitor. Nga 1938 deri 1941 Vikar Provincial. Nga 1941 deri 1943 punoi në Tiranë. Nga 1943 Delegat Provincial, duke zëvendësuar Ministrin Provincial At’ Anton Harapin, i cili dha dorëheqje, për arsye se u thirr për të qenë pjesë e Rregjencës. Nga 1944 Ministër Provincial deri në pushkatim.