Në pagëzim u quajt Mate, i biri i Tomës dhe i Paulinës Jurić, u lind në Janjevë – Kosovë më 20. 02. 1877, në atë kohë pjesë e Arqipeshkvisë së Shkupit, tani e Administraturës Apostolike të Prizrenit. U pagëzua më 20. 02. 1877.
I përkiste Urdhrit Françeskan, të Provincës së Zojës Nunciatë në Shqipëri. U pranua në noviciat në Troshan më 23. 09. 1896. Bëri kushtet e përkohshme më 28. 09. 1897 dhe kushtet e përjetshme më 26. 04. 1901. Shugurimi meshtarak në Parma më 21. 09. 1901.
U arrestua në Pejë dhe i burgosur përpara në Pejë dhe pastaj në Gjakovë më 04. 03. 1913. Pa gjyq, u pushkatua gjatë një ndalese në Janosh, më 07. 03. 1913, ndërsa, së bashku me të tjerët, po përcillej, për në Pejë për të qenë gjykuar. Trupi i tij pushon në varrezat Katolike të Zymit në Kosovë.
Studimet. – Ka ndjekur një pjesë të mirë të studimeve, duke përfshirë filozofinë, pranë fretërve minorë në Shkodër pastaj ndoqi teologjinë pranë kuvendit të Zojës Nunciatë në Parma.
Detyrat që ka mbuluar. – Kapelan në Gllogjan. Nga 1907 deri 1910 Rektor i Hospicit të Shna Ndout të Padovës në Gjakovë – Kosovë.