Në pagëzim u quajt Kel. I biri i Gasprit dhe i Rozës Shiroka, u lind në Shkodër më 22. 03. 1897. U pagëzua më 23. 03. 1897 dhe u krezmua më 03. 06. 1906. Nga dioqezi i Shkodrës, tani Shkodër-Pult.
I përkiste Urdhrit Françeskan, të Provincës së Zojës Nunciatë në Shqipëri. U pranua në noviciat në Shkodër më 17. 10. 1915. Bëri kushtet e përkohshme në Rubik më 17. 10. 1916 dhe kushtet e përjetshme më 20. 10. 1919.
U shugurua meshtar në Gjenovë, më 24. 07. 1921.
U arrestua në Gomsiqe dhe u burgos në Shkodër, më 24. 05. 1948 dhe më 22. 08. 1949 u dënua me 3 vjet burgim. Vdiq nga kanceri në Burgun e madh në Shkodër, më 16. 04. 1950. Trupi i tij pushon në kishën e françeskane në Shkodër.
Studimet. – Ka ndjekur shkollën fillore dhe të mesme pranë fretërve të Shkodrës dhe pastaj në Vienë, Graz dhe Lankowitz (Austri). Teologjinë e studionte në Shkodër dhe në Gjenovë-Voltri.
Detyrat që ka mbuluar. – Dha mësim në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Famullitar i fshatrave në Përshkash (1923-1924), Nikaj (1927-1931), Toplanë (1932-1942), Theth (1942-1943), nga kuvendi i Brigjes ka shërbyer Hotin e Rapshën (1943-1946), dhe Gomsiqen (1946-1947). Guardian i Gjuhadolit dhe Kapelan i Motrave Stigmatine në Shkodër.