Çiprian Nika

Në pagëzim u quajt Dedë. I biri i Mhillit dhe i Prendës Ali Mirashi, u lind në Shkodër më 19. 07. 1900. U pagëzua më 22. 07. 1900 dhe u krezmua më 07. 06. 1908. Nga dioqezi i Shkodrës, tani Shkodër-Pult.

 

I përkiste Urdhrit Françeskan, të Provincës së Zojës Nunciatë në Shqipëri. U pranua në noviciat në Lankowitz (Austri) më 16. 10. 1916. Bëri kushtet e përkohshme në Lankowitz më 23. 10. 1917 dhe kushtet e përjetshme më 17. 09. 1921. U shugurua meshtar në Romë, më 25. 07. 1924.

 

U arrestua në Shkodër dhe aty u burgos, më 15. 11. 1946. U dënua me vdekje më 28. 12. 1947. U pushkatua më 11. 03. 1948.

 

Studimet. – Ka ndjekur gjithë shkollën pranë Seminarit të fretërve në Shkodër, pastaj në Lankowitz dhe në Graz në Austri, e Teologjinë në Romë dhe në Pescia (PT).

 

Detyrat që ka mbuluar. – Dha mësim në Seminarin françeskan. Mësues i klerikëve (1929-1932), Mësues i novicëve (1932-1938), Ministër Provincial (1938-1941), Drejtor i Seminarit Françeskan (1941-1944), Guardian i Gjuhadolit nga 1944 deri në vdekje.