O fort i dashuri Shenjti Shna Ndue,
që e ke në Padovë varrin e bekuar
shikoji me dashamirësi nevojat e mia
dëgjoji lutjet, foli Zotit për mua,
me gjuhën tënde të mrekullueshme,
që as vdekja nuk mundi ta kalbë e ta prishë.
Foli me të Zotit,
që lutjet e mia të pranohen
e dëshirat e mia të plotësohen.