Shumë përsona me të vërtetë të shndritur nga zjarri i predikimive të tij, filluan të bënin shumë lloje të ndryshme pendese, sipas mësimit që ju jepte njeriu u Zotit, sa që vetë shërbëtori i Krishtit vendosi që mënyra e tyre e jetesës të quhet Urdhri i fretërve të pendesës (sot Urdhri Françeskan Shekullar). Mëqenëse në qiell është e përbashkët rruga e atyre që dëshirojn shumë pendesën, po kështu në këtë Urdhër, pranoheshin xhakona e shekullar, beqar ose të martuar pa dallime...''. (Shën BONAVENTURA., Jeta e Shën Françeskut, Botime Françeskane, Shkodër, 2012, f. 57)
“Në të njëjtën mënyrë
edhe burra e gra të martuar,
duke mos e lënë martesën,
pas këshillave të fretërve
filluan një jetë pendese
(lutje , meditim i Fjalës së Zotit
dhe pjesëmarrje aktive në Meshë)
në shtëpinë e tyre''.
(Burime Françeskane, nr. 1472)
- Themeluesi i Urdhrit Françeskan Shekullar (UFSH) është shë Françesku i Assisit. UFSh është themeluar në vitin 1221.
- Urdhri Françeskan Shekullar bën pjesë në familjen Françeskane.
- Familja Françeskane përbëhet nga: Urdhri i Fretërve Minor, Motrat Klarise dhe Urdhri Françeskan Shekullar.
- Urdhri Françeskan Shekullar: Janë laik që angazhohen për të jetuar Ungjillin sipas shembullit të shën Françeskut.
- Françeskanët Shekullar jetojnë në gjendjen e jetës së tyre, (të martuar ose jo) duke mbajtur Rregullën që Papa ka aprovuar.
- Urdhri Françeskan Shekullar organizohet në bashkësi lokale, kombëtare dhe të përgjithshme.
- Françeskanët shekullar dallohen në dashurinë ndaj njëri-tjetrit, duke jetuar një jetë të barabartë vëllazërore.
- Gjenden afër njeri-tjetrit në nevojat e tyre vëllezërve dhe motrave të UFSH.
- Urdhri Françeskan Shekullar vetadministrohen. Fretërit i ndihmojnë në ecjen e tyre.
Stili i jetës së vëllezërve dhe motrave të Urdhrit Françeskan Shekullar, vepron në bazë të disa udhëzimeve, të cilat janë:
- Lexojnë dhe meditojnë Fjalën e Zotit, rrëfehën shumë herë, si dhe marrin pjesë rregullisht në Meshën e Shenjt.
- Françeskanët shekullar luten në familje, në momente vëllazërore dhe në kremtime liturgjike.
- Zoja e Bekuar është pajtorja e familjes Françeskane. Françeskanët shekullar duhet të kenë devocion shumë të madh ndaj Zojës së bekuar.
- Varfëria ungjillore, thjeshtësia dhe përvujtëria e shën Françeskut.
- Jetën e shën Françeskut dhe Rregullën e tij.
- Jetojnë në bashkësi të vogla ose të mëdha, duke dëshmuar se i përkasin Krishtit, në dëgjesë të Fjalës së Zotit dhe në dëshmi të jetës.
- Kryejnë vepra të mëshirëshme ndaj të varfërve dhe të njerëzve në nevojë.
- Komunikojnë dhe dialogojnë me të gjithë (të pasur ose të varfër).
- Në familje ose në punë shpallin dhe dëshmojnë “paqen''.
- Vizitojnë të sëmuret.
- Ndihmojnë të pambrojturit.
- Me stilin e jetës së tyre ndikojnë në jetën sociale.
- Nuk i braktisin detyrat/detyrimet e tyre shoqërore dhe familjare.
- Angazhohen në jetën e famullisë dhe të Kuvendit Françeskan.
- Organizojnë takime të përbashkëta, dhe zgjedhin përfaqesuesine tyre.
- Jetojnë në familjet e tyre, por shumë herë tërhiqen në vetmi si Fretërit.
- I kushtohen Zotit ndërmjet Kushteve të përjetshme.
“Le t'ia kthejmë Zotit
Hyj të tejetlartë
e të madhërueshëm të gjitha të mirat
e le t'i njohim që të gjitha të mirat
që janë të Tij
e ta falenderojmë për të gjitha,
sepse vijnë prej Tij.
E vetë i tejetlarti dhe
i madhërueshmi i vetmi Hyj i vërtetë,
atij t'i kushtohen
dhe Ai t'i marrë të gjitha
lavdet e bekimet.
Çdo falenderim dhe lavdi,
sepse e tij është çdo e mirë,
dhe vetëm ai është i mirë''.
(Shkrimet e Shën Françeskut të Asizit, Burime Françeskanë, Shkodër, 2004, f. 43).
Urdhri Françeskan Shekullar (UFSH) kujdeset
për edukim e formim të:
- Fëmijëve të moshës 6- 13 vjeç;
- të moshës 14- 30 vjeç.
Takimet e Urdhrit Françeskan Shekullar do ti organizojë famullitari.