Promovimi i laikatit françeskan të konsiderohet një prioriet i baritores së vëllazërisë. Prandaj në çdo kuvend dhe në famullitë që na janë besuar ne, të kujdesohet themelimi dhe organizmi i OFS dhe i RiFra-s (krh. KGJ 60;2; 61;2).
Kustodi, pasi të jetë këshilluar me Këshillin e Kustodjes, që të mund të kujdeset më mirë për ndihmën shpirtërore dhe formuese të OFS, të emërojë:
- një Asistent kustodial OFS, pasi të jetë dëgjuar kryesia e OFS. (krh.KGJ 53,3; 60,1; SGJ 27);
- Asistentët e vëllazërive lokale të OFS, me propozim të kapitullit lokal të fretërve e me pëlqim të Asistentit kustodial OFS. (krh. SGJ 27);
- Asistentin RiFra.
Fretërit asistentë të OFS të ndjekin normat e OFS dhe të Kustodies.